lbin Kurti, kandidat i VV-së për kryeministër, ka folur në Kongresin e Dytë Kombëtar të të Rinjve.

I njejti ka thënë se që disa vite në Kosovë janë injoruar rinia dhe gratë.

 “Në shtetin tonë të shpallur të pavarur tash e 11 vjet, rinia por edhe gratë janë neglizhuar. Ne parashohim që e drejta e votës të jetë prej 16 vjet se nëse punon prej 16 vjet pse nuk mundesh me votu prej 16 vjet. Shkolla e mesme duhet të freskohet me studentët më të mirë të Universitetit, të diplomojnë e të kthehen në shkollat e mesme të japin mësim. Kemi paraparë 1000 bursa për vajza në veçanti nëse studiojnë shkencat natyrore”, tha lideri i VV-së.

Ai tha se nuk nuk do ta heqë flamurin e Kosovës nga zyra e tij.

“Unë si kryeministër nuk do ta heq flamurin e Kosovës nga zyra. Unë kam qenë i indinjuar kur flamuri i Kosovës nuk është lejuar me qenë me referendum, nuk është leju që me qenë ngjyra e kuqe e as shqiponja. Pika jonë ma e forta është se ata që e kanë valëvit flamurin deri tash e kanë vjedhë ardhmërinë tonë do të shkojnë në shtëpi”, tha Kurti.

Lexo po ashtu:  250 vite! Shqiptari nga Ukraina: Nuk e kam harruar gjuhën e as zakonet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *