Sipas një njoftim të publikuar sot nga Alternativa Shqipatre bëhet me dije se lidhur me problematikën e kishës serbe me sa vijon:

NJOFTIM: 

Njoftojmë qytetarët, se falë angazhimit tonë, qeverisjes Komunale, një zëri, kemi marrë gjitha masat e nevojshme ligjore për të parandaluar ndërtimin e çfardo objekti që qytetarët tonë i irriton, rrespektivisht objekti fantom në fshatin Martinaj, ndaj të cilit qytetarët kanë shprehë mospajtim edhe përmes peticionit. 

Provokimet e grupeve të caktuara, ndaj fshatit Martinaj, duhet t’u përgjigjemi në menyrën e duhur, pa provokuar e pa rënë në nivel të tyre – jo të duhur. 

Andaj, Ju njoftojmë se nesër NUK DO TË KETË PUNIME në ngritjen e objektit.

Për gjitha informacionet tjera, do të Ju njoftojmë me kohë. 

Me rrespekt,

Struktura e Alternativës Shqiptare, Dega e Gucisë. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  Grupi “BesaBesë”: Qytetarët t’i bojkotojnë produktet e Serbisë  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *