“Polarizimi politik si një sfidë për demokracinë”, ka qenë tema e një leksioni të hapur dhe më pas një diskutimi që Prof. Dr. Wolfgang Merkel, drejtor i Qendrës së Shkencave Sociale në Berlin dhe profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Humboldit ka zhvilluar në universitetin e Gjirokastrës.

Merkel i është referuar klimës së mungesës së demokracisë me pasoja në jetën sociale dhe ekonomike, në art dhe media. I pyetur për nivelin e polarizimit në demokracinë shqiptare ai e definoi atë jo mes demokracive më të mira në botë dhe as duke shkuar në atë drejtim.

“Nuk mund t’ju jap leksione shqiptarëve mbi problemet e demokracisë së tyre por nëse do të shikoja nga jashtë do të thosha se vija ndarëse mes dy partive kryesore është shumë e theksuar, nuk ka bashkëpunim në asnjë plan. Nuk mund të ketë një zgjidhje definitive për problemin e demokracisë por nëse duhet të ketë një pikënisje duhet të jetë e lidhur me demokracinë e humbur brenda partive politike. Nëse liderët politikë nuk e praktikojnë demokracinë brenda partive të tyre ata mund të sillen ne qeveri dhe në parlament në mënyrë të ngjashme.

Lexo po ashtu:  “Nuk kam shkruar kurrë gënjeshtra, për para”. Mesazhi reflektues i Oriana Fallacit për çdo gazetar

Kandidatët e partive politike për zgjedhjet parlamentare nuk mund të zgjidhen nga liderët por ju takon anëtarëve ti zgjedhin”.

Duke komentuar ritmin e lartë të emigracionit të popullsisë nga Shqiplëria z. Merkel e sheh zgjidhjen tek rikthimi i besimit tek meritokracia dhe jo tek besnikëria politike.

“Njerëzit më të edukuar janë duke e braktisur vendin sepse ata nuk shohin një të ardhme personale në vendin tuaj. Nëse ata largohen shkaqet nuk janë vetëm politike por edhe ekonomike dhe ata zgjedhin ta japin kontributin e tyre në SHBA ose Itali e Gjermani e ndërsa këtu ju keni një rrjedhje të trurit. Ata meritojnë vende pune dhe pagesa të mira në bazë të meritokracisë dhe jo në bazë të besnikërisë ndaj një force politike apo një tjetre”.

Prof. Merkel është një emër i njohur në mbarë botën në fushën e studimeve të demokdacive dhe sistemeve politike. Ai është botuesi i dhjetëra studimeve për qendra kërkimore europiane dhe globale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *