Ylli i Hollywoodit, Angelina Jolie, ka dhuruar një milion dollarë për të ndihmuar të prekurit nga pandemia koronavirus, njofton Telengana Today.

Jolie ka kontribuar, sikur edhe shumë herë në të shkuarën, në organizatën ‘No Kid Hungry’ që kujdeset të mos ketë fëmijë të uritur. Gati 22 milionë fëmijë në SHBA mbështeten në ushqimin që marrin si ndihmë.

Më herët edhe Arnold Schwarzenegger, çifti Ryan Reynolds e Blake Lively dhe Shawn Mendes kontribuuan në këtë kohë pandemie.

Lexo po ashtu:  “Break My Heart” nga Dua Lipa me mbi 100 milionë klikime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *