Ankime

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ankime nga miqtë , ankime nga rruga
Ankime nga gruaja ime;
Veriu fshikullon, ngre pluhurin juga;
Ankime , ankime , ankime…

Ankime në letër , ankime në gjellë,
Ankime në lopët në fushë
U çmenda ! Do të iki të fshihem në shpellë
Të fle pa ankime me një ujk a arushë.

Dritëro Agolli

Agolli lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Rrethit të Devollit afër Korçës. Poezia jonë shqipe nuk do të mund të ishte ajo që është sot pa Agollin, njeriun e penës dhe studimit. Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme.

Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë.

Lexo po ashtu:  Intel ndërton fabrikën 19 miliardë dollarë të prodhimit të çipeve në Gjermani

Në prozë bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973).

Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com