Smartfonët e riparuar do të shiten në një numër të kufizuar ngjyrash krahasuar me modelet e reja.

Apple do të shesë versione të riparuara të iPhone XR. Çmimet fillojnë nga 499 dollarë për modelin 64GB me 1 vit garanci ndërsa shkon në 539 dollarë për modelet 128GB, në 629 dollarë për modelet 256GB.

Smartfonët e riparuar do të shiten në një numër të kufizuar ngjyrash krahasuar me modelet e reja. Të paktën përdoruesit mund të blejnë një model 256GB të riparuar sepse modeli i ri 256GB nuk shitet më.

Nëse kërkoni më lirë iPhone SE kushton 399 dollarë dhe vjen me procesorin e fundit të Apple, por ka ekran me kornizë më të madhe dhe Touch ID në vend të Face ID.

Lançuar në 2018-ën, XR ishte versioni buxhetor i iPhone XS dhe XS Max. Ndërsa ofron të njëjtën performancë me modelet që kanë procesor A12, ka ekran të cilësisë më të ulët dhe vetëm një kamër të pasme.

Apple thotë se të gjitha modelet e riparuara janë të inspektuara, të testuara dhe ripaketuara. Kompania gjithashtu zëvendëson baterinë e tyre dhe këllëfin e jashtëm ndërsa vetëm pjesët elektronike janë të përdorura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *