Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Në organizim të institucioneve lokale dhe Shoqatës së Prefekturës së Zarës, në Kroacia po mbahen “Ditët e kulturës arbneshe”, në vigjilje të 300-vjetorit të ardhjes së arbneshëve nga Shkodra dhe rrethina e saj.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Edhe pas tre shekujsh, arbneshët kanë arritur të ruajnë traditat, zakonet dhe gjuhën shqiptare, ndonëse kjo e fundit është zbehur për shkak të rrethanave historike.

Akademia solemne për nder të 300-vjetorit të themelimit të Arbanasit në Zarë ka shënuar fillimin e “Javës së arbneshit”, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve kroate, shqiptare dhe nga Kosova, si dhe ambasadorë e akademikë.

Pjesëmarrësit vlerësuan qëndresën historike të kësaj pjese të trungut shqiptar dhe theksuan rëndësinë e ruajtjes së kësaj trashëgimie. /Rtk/#MekuliPress

Lexo po ashtu:  Trump është gati të zbulojë planin e paqes për Lindjen e Mesme – Kosto totale 50 miliardë dollarë!