Pas negociatave të gjata, mesfushori shqiptaro-zviceran Ardon Jashari është zyrtarisht pjesë e Milanit. Klubi kuqezi e prezantoi para mediave, ku lojtari u shpreh se ky transferim ka qenë gjithmonë dëshira e tij dhe se puna për ta realizuar marrëveshjen ka qenë e gjatë dhe e vështirë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Të luash për këtë klub sjell presion, por është normale. Do të punoj shumë për të shpërblyer besimin,” tha Jashari, duke theksuar se qysh nga kontaktet e para me Igli Taren kishte vendosur ta hidhte këtë hap. Sipas tij, një rol të madh në këtë transferim e kanë pasur edhe Zlatan Ibrahimovic dhe Tare, të cilët i dhanë besim gjatë gjithë procesit.
I impresionuar nga Pirlo dhe i lumtur që do të ndajë mesfushën me Luka Modric, Jashari u shpreh se mezi pret të debutojë në “San Siro”. Ai theksoi se është i gatshëm të përshtatet në çdo pozicion të mesfushës dhe se prioriteti i tij është të ndihmojë skuadrën në të dyja fazat e lojës.

“Kur isha i vogël, kam ëndërruar gjithmonë të luaj për Milanin. Ta vesh këtë fanellë është diçka e jashtëzakonshme,” përfundoi mesfushori kuqezi.




