Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta
facebook sharing button
twitter sharing button
pinterest sharing button

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar futbollistin shqiptar Edon Zhegrova për transferimin e tij në gjigantin italian, Juventus.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Kryeministri Kurti pëmes një shkrimi në rrjetin social Instagram ka thënë se transferimi i sportistit Zhegrova në Juventus është lajmi më i rëndësishëm i javës.

“Nuk ka lajm më të rëndësishëm këtë javë sesa lajmi për transferimin e Edon Zhegrovës në Juventus. Lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”, që ëndrrën e tij e bëri realitet, tash është ëndrra e shumë të rinjve që e duan futbollin siç e do Edoni. Ai është shumë krenar që po e përfaqëson vendin e popullin tonë në futbollin ndërkombëtar, e ne të gjithë jemi krenarë me të. Me Hajrën sot e uruam dhe përgëzuam për këtë arritje të tij të jashtëzakonshme dhe i uruam gjithë shëndet, fat e shumë suksese!”, ka shkruar Kurti.

Lexo po ashtu:  E konfirmon presidenti i Lyon: Barca na ka kontaktuar për një lojtar
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com