Policia e Kosovës thërret konferencë të jashtëzakonshme pas një operacioni të suksesshëm policor.

“Operacioni policor i realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka rezultuar me arrestimin e disa personave nën dyshimin e bazuar për përfshirje në krim të organizuar”, njofton policia.
“Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ku do të shpalosin detaje lidhur me operacionin policor”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Konferenca do të nis në orën 15:30.

Lexo po ashtu:  Sulmohet mjekja në QKFM të Sharrit (ish Dragashit) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *