Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Gjykatësi Sali Berisha, i cili gjykon në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Pejë, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Lajmin e ka bërë të ditur Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në një postim në Facebook.

“Burime nga Policia e Kosovës, konfirmojnë për BetimipërDrejtësi se është arrestuar Gjykatësi Sali Berisha i cili gjykon në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Pejë.

Me urdhër të Prokurorit të PSRK të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit prej 48 orëve, për dyshime për vepër penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare!

Lajmi konfirmohet edhe nga PSRK”, ka shkruar Miftaraj.

Lexo po ashtu:  Mijëra protestues në Rumani për shkak të kidnapimit të një 15 vjeçareje - “Kundër indiferencës së atyre që janë në pushtet, papërgjegjshmërisë dhe mungesës së empatisë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *