Ana e errët e figurave historike

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Verner von Braun, ishte një gjeni vizionar, që krijoi programin hapësinor të Amerikës. Nëse ne shkuam në Hënë, dhe nëse një ditë hapësira do të kolonizohet nga njeriu, kjo do të ndodhë për shkak të tij. Por Braun ishte gjithashtu përgjegjës për vdekjen e mijëra punëtorëve të skllavëruar, që u zhdukën gjatë ndërtimit të raketave të tij në Luftën e Dytë Botërore.

Para se të shkonte në SHBA, von Braun kishte qenë një oficer SS, i cili zhvilloi dhe ndërtoi raketat e para balistike në botë, raketat famëkeqe V-2, të cilat vranë mijëra civilë në Londër, Antverp dhe gjetkë. Pas luftës, ai pretentoi se kishte qenë tepër i fokusuar në punën e tij, për të kuptuar plotësisht tmerret e regjimit të cilit i shërbeu.

Në fakt, von Braun mbikëqyrte personalisht prodhimin e raketave, duke përdorur dhjetëra mijëra punëtorë skllevër, ku rreth 20.000 prej tyre vdiqën nga uria, keqtrajtimi ose u vranë nga rojet e SS, teksa ndërtonin raketat e tij. Ai u dërgua në Amerikë pas luftës, në kudër të Operacionit “Paperclip”, i cili synonte t’i përdorte shkencëtarët nazistë, pavarësisht aktivitetit të tyre gjatë kohës së luftës.

Lexo po ashtu:  Nga tropoja për çlirimin e Kosovës nga Serbia, Bylbyl Breçan, si sot, 21 vite më parë ra për të mos vdekur kurrë...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com