Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Ah Ilir bre! Ah na e kanë vra Ilirin bre! Ah marum bre!”- ishin fjalët që i përsëriste pa rreshtur mes lotëve atë natë Sabiti, babai i heroit Hakif Zejnullahu teksa e kumtonte lajmin e trishtë të vrasjes së Ilirit.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Sabiti thotë se Ilir Konushevci kishte kohë që ishte bërë pjesë e familjes së tij.

“Ishte në çdo kohë pandashëm me Zahirin e Hakifin. Dhimbja për Ilirin ishte aq e madhe, por, edhe më e madhe ishte dhimbja se Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbeti pa Komandantin, strategun, trimin e madh të Kosovës”, thotë Sabiti.

Iliri i mungoi luftës çlirimtare në përfundimin e saj. Luftë të cilën e nisi vet. Iliri i mungon edhe sot lirisë për të cilën nuk u ndal asnjë moment, Iliri i mungon Kosovës sot.

Lexo po ashtu:  Smajl Latifi: "Unë, sot e përmot, jam krenar që isha vetëm njëri prej atyre veprimtarëve të shumtë,..."

“I përjetshëm kujtimi për ty Legjendë”, ka shkruar sot babai i heroit Hakif Zejnullahu në 21 vjetorin e rënies së heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *