Baby Shark, kënga ultra-tërheqëse për fëmijë e regjistruar nga kompania e Koresë së Jugut ‘Pinkfong’, është bërë videoja më e klikuar në YouTube.

Me 7,5 miliardë shikime, duke kaluar edhe këngën ‘Despacito’, hit i vitit 2017, nga yjet e pop-it Porto Rikan, Luis Fonsi dhe Daddy Yankee.

Baby Shark ka pretenduar kurorën më shumë se katër vjet,nga kur u publiku për herë të parë. Shkrimtari origjinal i këngës është i paqartë – ajo ka qenë prej kohësh një rimë e çerdheve – por u bë një fenomen global pasi u regjistrua nga këngëtarja 10-vjeçare Koreano-Amerikane, Hope Segoine. Prodhuar nga kompania edukative Pinkfong dhe shoqëruar me lëvizje kërcimi, fillimisht u bë virale në Azinë Jug-Lindore, më pas në SHBA dhe Evropë.

Në vetëm një minutë dhe 21 sekonda, refreni i saj mjaft i pëlqyer të fton ta përsëritës pafundësisht. Krimbi i veshit ka nxitur një turne të drejtpërdrejtë me produkte, libra, plus ripunime të këngës, duke përfshirë dhe këngë e Luis Fonsi që promovon larjen e duarve gjatë pandemisë së koronavirusit.

Muajin e kaluar, kënga u përdorë dhe si një lloj dënimi, për tre të burgosur, në Olkahama, të cilët i detyruan të dëgjonin pa pushim për dy orë ‘Baby Shark’. Kjo shkaktoi vuajtje dhe stres tek të burgosurit, sipas avokatit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *