Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk del dot jashtë skenarit të parapërgatitur as në turin më të fundit të takimeve me bizneset që ka nisur pas ditësh të tëra heshtjeje dhe mbylljeje në zyrën e selisë blu. Ai ka zgjedhur të takojë sërish një biznesmen të djathtë, sipërmarrësin Bardhyl Baltëza i cili ka një fabrikë riciklimi në Durrës.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Biznesmeni durrsak që takoi Basha ka qenë një ndër deputetët e parë të Partisë Demokratike, në vitet 91-92. Kjo nuk është hera e parë që kryedemokrati shkon pikërisht të takojë sipërmarrës që janë dhe anëtarë, ish-funksionarë, apo simpatizantë të PD. Kjo sidomos pas dështimit me turin e takimeve të rastësishme me bizneset, të cilët nuk mund t’i ankoheshin Bashës për taksat pas vendimeve më të fundit të heqjes së TVSH-së dhe tatim-fitimit për bizneset e vogla nga qeveria.

Lexo po ashtu:  Policia dhe ushtria/ Qeveria që e ka dobësuar ushtrinë dhe ka forcuar policinë, na lë të kuptojmë se: - nuk shikon asnjë armik të jashtëm, prandaj shikon me shumicë armik të brendshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *