Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Kosova dhe Shqipëria do ta thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin vëllazëror në interes të të dyja vendeve.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Mehaj në një postim në Facebook bën të ditur se ka takuar ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ndërsa thotë se edhe “në këtë takim me vëllain ndamë kënaqësinë me sukseset e përbashkëta gjatë këtij viti, duke u zotuar që edhe në vitin e ardhshëm të rrisim bashkëpunimin në fushën e arsimimit e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake”.
Lexoni të plotë postimin e Mehajt në Facebook:

Kosova dhe Shqipëria do të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin vëllazëror në interes të të dyja vendeve tona
Edhe në këtë takim me vëllain, Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi ndamë kënaqësinë me sukseset e përbashkëta gjatë këtij viti, duke u zotuar që edhe në vitin e ardhshëm të rrisim bashkëpunimin në fushën e arsimimit e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, me fokus në forcimin e gatishmërisë për ndërveprim operacional sipas konceptit ‘Smart defense’.
Bashkëpunimi bilateral Kosovë -Shqipëri dhe rajonal me vendet partnere në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, është në interes të të dyja vendeve dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e më gjerë.
Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!.




