Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha do të këndoj në “America The Beautiful”, për të shënuar fillimin e WrestleMania.
Krijuesja e hitit “I Got You” do të këndoj drejtpërdrejt nga stadiumi Raymond James në Florida.
Në një intervistë ajo tha se ishte e ngazëllyer se do të marrë pjesë në një ngjarje kaq të madhe.
Ajo këtë lajm e ka e ndarë edhe në llogarinë e saj në Instagram.
31-vjeçarja po shkon hapave të John Legend, Nicole Scherzinger dhe Fifth Harmony.