Superylli shqiptar, Bebe Rexha, ka treguar edhe një herë pse është një prej këngëtareve më të mira të momentit në skenën botërore.

Bukuroshja ishte e ftuar në emisionin “Live with Kelly and Ryan” në edicionin special pas Oscarit.

Këngëtarja performoi hitin e saj më të fundit, “Last Hurrah”.

Për këtë performancë Bebe zgjodhi të duket si një engjëll, që u shfaq mahnitse, tejet e bukur dhe seksi.

Bebe u shfaq e mrekullueshme në këtë performancë, duke elektrizuar publikun.

Këngëtarja nga Dibra ishte e nominuar për ceremoninë Grammy, por nuk arriti që të triumfonte.

Viti 2019 pritet të jetë i madh për të, pasi që ka në plan lansimin e një albumi, pasi vitin e kaluar publikoi bashkëpunime e projekte ‘single’. 

Lexo po ashtu:  Bebe Rexha vjen joshëse në kampanjën e re

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *