Bebe Rexha qetësoi fansat me “Killing me soft”, të cilët mërziten në izolim.

Ylli 30-vjeçar hyri në Tik Tok të premten dhe vendosi të këndoi një këngë të vitit 1970 ‘Killing Me Soft’, shkruan DailyMail.  “Të këndoj një këngë të vogël, e lumtur në shtëpi, e mërzitur në shtëpi, karantinë-karaoke”, kishte shkruar ajo, teksa po këndonte në dhomën e ndejës. Ajo e shoqëroi veten në piano, instrument në të cilin mësoi të luante si fëmijë së bashku me trumpetën dhe kitarën. Gjatë javës, Bebe u lidh në një video ‘live’ me Miley Cyrus, ku tregoi se si po i kalonte ditët në izolim.

“Unë thjesht kam qenë FaceTimeing të gjithëve që njoh, dhe jam përpjekur të bëj – unë në fakt thirra terapistin tim dje,” zbuloi Bebe. “Unë thjesht kam qenë duke komunikuar në ‘FaceTime’ të gjithë ata që i njoh dhe jam përpjekur të bëj – unë në fakt thirra terapistin tim dje. E pyeta, i thashë: ‘Çfarë mund të bëjmë në këto kohë?’ Për shkak se ndjehem sikur jam shumë keq me veten time dhe është një kohë e vështirë për mua, ndjehem sikur nuk jam duke bërë asgjë në jetën time”, tha ajo.

Lexo po ashtu:  Napoleoni përmes Jozefinës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *