Bebe Rexha ka treguar shpesh se është shumë krenare për origjinën e saj dhe nuk ka lënë rast pa e thënë këtë gjë. Pavarësisht se është rritur në Amerikë ajo dhe familja e saj i kanë ruajtur me përpikmëri traditat shqiptare. Megjithatë së fundmi ajo u ka bërë një kritikë publike gjithë shqiptarëve dhe mund të themi se Bebe ka plotësisht të drejtë.

Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ disa video në të cilat dëgjohet teksa thotë: “Unë e dashuroj kulturën time. Unë jam nga Shqipëria dhe unë e dashuroj, sepse me të u rrita. Por ndonjëherë shqiptarët nuk ndihmojnë në rritjen e njëri-tjetrit. Ndonjëherë lexoj komentet në ‘Instagram’ dhe komentet në ‘Instagram-in’ tim janë shumë të këqija. Kjo më konfuzon, sepse mendoj a duhet ta rrisim dhe mbështesim njëri-tjetrin? Të gjithë janë shumë kritikë. Unë mendoj se si kulturë kemi nevojë për më shumë dashuri, njësoj si kulturat e tjera, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi krenarë për njëri-tjetrin”. Më tej ajo ka vazhduar duke thënë se megjithatë ka shumë fansa dhe miq shqiptarë që e mbështesin dhe ndjehen krenare për të.
“Nuk po them se asnjë nuk mbështet, sepse unë i shoh njerëzit, kam fansa dhe miq shqiptarë që më duan mua dhe më mbështesin dhe më thonë që janë krenarë. Por thjesht dhemb kur shikon njerëzit e tu që thonë gjëra të këqija për ty”, është shprehur këngëtarja.
Në fakt Bebe nuk është e para që e thotë këtë gjë, sepse dhe shumë artistë të tjerë e kanë konstatuar si një të metë tek shqiptarët.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Lexo po ashtu:  6 vite pas aksidentit, Schumacher do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *