Presidenti Joe Biden ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ndalon entet amerikane për të investuar në dhjetëra kompani kineze, me lidhje të dyshuar mbi sektorët e mbrojtjes apo teknologjisë së mbikëqyrjes. Departamenti i thesarit do të detyrojë dhe përditësojë listën e re të rreth 59 kompanive, që ndalon blerjen apo shitjen e letrave me vlerë të tregtuara në publik të këtyre kompanive dhe zëvendëson një listë të mëparshme të Departamentit të Mbrojtjes. Urdhri parandalon investimet amerikane që të mbështesin njësitë industriale apo ushtarake kineze, si dhe programet e inteligjencës dhe sigurisë, sipas Biden. “Përveç kësaj, unë mendoj se përdorimi i teknologjisë së mbikëqyrjes kineze jashtë vendit si dhe për ndrydhje apo abuzim me të drejta e njeriut, përbën kërcënim të jashtëzakonshëm”- tha Biden. Firmat e mëdha kineze të përfshira në listën e mëparshme të Departamentit të Drejtësisë, janë vendosur gjithashtu në listë ne përditësuar, përfshirë “Aviation Industri of China”, “China Mobile Communications”, “China National Offshore Oil”, “Hangzhoi Hikvision” dhe “Huawei”. Sipas autoriteteve, pritet që në muajt e ardhshëm të shtohen kompani të tjera tek lista. Përfshirja e teknologjisë së mbikëqyrjes kineze zgjeron spektrin e urdhrave të administratës së Trump në vitin e kaluar. Kjo lëvizje është pjesë e politikës së Biden për t’i bërë ballë kinez, përfshirë përforcimin e aleancave amerikane dhe investime të mëdha të brendshme për të fuqizuar konkurrueshmërinë ekonomike amerikane, përballë marrëdhënieve të hidhura mes 2 ekonomive më të mëdha në botë.

Lexo po ashtu:  Kina i gëzohet largimit të Gjermanisë nga Këshilli i Sigurimit: Mirë që po shkoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *