Ndryshe nga vitet e kaluara, raporti financiar i tremujorin të tretë nuk përfshin shitjet e iPhone duke qenë se iPhone 12 dhe 12 Pro debutuan këtë muaj. Madje iPhone 12 Pro Max dhe 12 mini dalin në shitje në Nëntor.
Biznesi i shërbimeve të Apple rekorde të reja
Ditën e sotme Apple zbuloi performancën financiare për tremujorin e tretë të vitit duke raportuar 64.7 miliardë dollarë të ardhura.

Si tremujorin e kaluar linja Mac dhe iPad e Apple tregoi performancë të fuqishme ndërsa njerëzit po punojnë nga shtëpia për shkak të pandemisë së Covid-19 që vijon. Mac pati tremujorin më të madh të të gjitha kohërave me 9 miliardë dollarë shitje.

Me prezantimin e iPad prej 329 dollarë Apple rriti performancën e pajisjes duke kontribuuar në 46% shitje më të larta sesa një vit më parë.

Ndryshe nga vitet e kaluara, raporti financiar i tremujorin të tretë nuk përfshin shitjet e iPhone duke qenë se iPhone 12 dhe 12 Pro debutuan këtë muaj. Madje iPhone 12 Pro Max dhe 12 mini dalin në shitje në Nëntor.

Ditën e nesërme kompania lançon shërbimin Apple ku përfshihen Apple Music, Apple TV Plus, Apple Arcade dhe iCloud për një tarifë fikse. Apple One kushton 14.95 dollarë për person ose 19.95 dollarë për familje. Me Apple One kompania synon të rrisë të ardhura e shërbimeve të cilat tremujorin e fundit ishin 14.5 miliardë dollarë.

Gjithashtu në Nëntor pritet që Apple të prezantojë kompjuterët e parë Mac me procesorin e vetë kompanisë duke nisur kështu një tranzicion largimi nga Intel. Lajmin kompani e bëri të ditur që prej Konferencës së Zhvilluesve WWDC në Qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *