Nuk janë të pakta rastet kur kultura shqiptare promovohet nga të huajt. Njësoj ka ndodhur edhe me instrumentin e çiftelisë.

Në një kërkim të përditshëm në platformën “YouTube” mund të rasisni në kanalin personal të David Hilowitz (“David Hilowitz Music”). Me banim në Filadelfia, Hilowitz është regjisor filmi dhe krijues muzikor i cili promovon kultura të ndryshme.

Fokusi i tij veçmas qëndron te objektet të cilat janë të vjetra, instrumentet që nuk janë aq të njohura dhe gjithçka tjetër me të cilën mund të krijoj muzikë.

Në një prej videove të tij, Hilowitz tregon rrugëtimin e tij deri te një dyqan i antikave. Ndër të tjera, ajo që ia merr vëmendjen është një çifteli me flamurin tonë kombëtar shqiptar dhe me mbishkrimin “Kosova”.

Blogeri e merr instrumentin shqiptar për të mësuar më shumë për të. Madje ai promovon edhe artistë të ndryshëm shqiptarë të cilët dijnë t’i bien instrumentit me dy tela. Tutje mënyra e eksplorimit të tij është fantastike.

Me pasion të jashtëzakonshëm, ai bën krahasimin e çiftelisë me instrumentet e tjera si kitarë, tub organi të drurit e sint. Në secilin prej tyre formon një hap tutje për një akordim të ri për çiftelinë dhe rezultati është i mahnitshëm. Gjithë këtë proces ai e emëron me “Ky instrument mikrotonal ndryshoi mënyrën se si unë mendoj për muzikën”.

Për dy ditë të publikimit të deritanishëm, videoja arrin të marrë gati 40 mijë shikime. Ndërkaq komentet nga shqiptarët nuk mungojnë.

“Si shqiptar ndihem i nderuar duke parë një joshqiptar duke ecur në këtë rrugë të gjatë për t’i shtuar kaq vlerë traditës sonë muzikore dhe për t’u ofruar mundësi kaq të mëdha artistëve të rinj dhe kujtdo që vendos të krijojë muzikë”, shkruan ndjekësi Hashim Krasniqi.

Video e plotë e David Hillowitz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *