Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, ka thirrur për një takim të ngarkuarin me punë të SHBA-së në Kopenhagë, Mark Stroh, pas një hetimi të Danmarks Radio (DR) që zbulon përpjekje amerikane për të ndikuar zhvillimet në Grënlandë.
Sipas DR (Radio Danimarka), burime qendrore, por anonime, kanë treguar se persona me lidhje me ish-presidentin amerikan Donald Trump kanë tentuar të “infiltruar” në Grënlandë me qëllim krijimin e përçarjes midis ishullit dhe Danimarkës. Ende nuk është e qartë nëse këto veprime janë bërë me urdhër zyrtar nga Uashingtoni apo me nismë personale, por ato po ndiqen nga afër nga autoritetet daneze.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Ne shohim se aktorë të huaj tregojnë interes për Grënlandën dhe rolin e saj në mbretëri. Nuk duhet të habitemi nëse në të ardhmen do të shohim përpjekje për të ndikuar mbi të ardhmen e saj. Çdo përpjekje për t’u ndërhyrë në punët e brendshme të mbretërisë është e papranueshme”, tha Rasmussen për agjencinë Ritzau.
Ambasada amerikane në Kopenhagë ka reaguar duke thënë se qeveria e SHBA nuk kontrollon veprimet e individëve privatë, ndërsa theksoi se qytetarët amerikanë mund të kenë interesa të tyre në Grënlandë.

Shërbimi danez i sigurisë dhe inteligjencës (PET) ka konfirmuar se e konsideron Grënlandën një objektiv të fushatave të ndikimit nga vende të huaja, të cilat synojnë të shfrytëzojnë mosmarrëveshje ekzistuese apo të sajuara për të krijuar ndasi mes Grënlandës dhe Danimarkës.
Një prej personave të përfshirë, sipas burimeve të DR, ka mbledhur emrat e qytetarëve grënlandezë që mbështesin idenë e Trump-it për blerjen e Grënlandës, si dhe ka kërkuar çështje që mund të përdoren për të paraqitur Danimarkën në një dritë negative në mediat amerikane.
Raste të tilla të thirrjes së diplomatëve të vendeve aleate janë të rralla në Danimarkë. Megjithatë, një situatë e ngjashme ndodhi në maj, kur diplomatë amerikanë u thirrën nga ministria daneze pas raportimeve se SHBA po planifikonte të zgjeronte aktivitetin e saj të spiunazhit në Grënlandë./MekuliPress/




