Nga: Mit’hat Frashëri
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Shtypi s’duhet të jetë pasqyra e kafeneve, vëndi i fjalimeve të zbraztë. Duhet të jetë shkolla e moralizimit, kopështi i një jete morale, shkolla e së vërtetave politike dhe shoqërore, predikimi për zhvillim mendor dhe shpirtënor, e një disipline vullnetare e një rregulle të inspiruarë prej amorit dhe dashurisë, duke kupëtuarë drejt dhe vërtet interesin tënë.
Me këtë mënyrë gazetarit i bie mbi supat barra më e madhe; roli i tij është i komplikuarë, se duhet të jetë, tër n’atë kohë, edhe një mjek që shëron smundjenë, edhe një meshtar që përkujdesetë për shpirtin, edhe një avokat që i mbron të drejtat, edhe një gjykatës që i ndan gjyqin.

Dotë më pyes dokush: Po cili është feneri që duhet t’i ndritnjë udhën dhe gjykimin e një gazetari, cili është kriteri me të cilin do të gjejë udhën e vërtetë në këtë dedalë kaqë të përdredhurë?
Do të them: Ndërgjegja e tij, ajo ndërgjegje që duhet të prijë çdo patriot, çdo akt të patriotizmësë, me një amor mistik të këti trualli që i themi Shqipëri, të këti populli që e quajmë Shqipëtar.
Në qoftë se nuk’e ké këtë dritë në zemrët tënde, në qoftë se nukë ndjen një dashuri, një dhembshuri të pakuzuarë për vëllezërit dhe truallin e tyre, ahere largohu nga gazeta: hiq bëhu bakall ose më mirë: bëhu kasab. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress




