Shkruan: Spartak Ngjela

Por, a mund të ketë Shqipëri të Madhe pa shqiptarë?
Por, a ka shtet të Ballkanit Perëndimor ku nuk ka treva të gjera shqiptare?
Por, a e dini se në Ballkanin Perëndimor – në Shqipëri; në Kosovë; në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Greqi- jetojnë rreth dhjetë milionë shqiptatë?

Po juve, kjo shpërndarje e shqiptarëve ngushtësisht në këtë zonë, ju duket vetëm një fakt historiko – gjeografik i kohës sonë, apo, në këtë fenomen shqiptar, luan edhe një interes i madh politik?
Po pse, nuk është e njohur botërisht si fakt që shqiptarët sot janë 97 përqind proamerikanë?
Po mirë, a nuk është fakt historik se ka një konflikt midis Amerikës dhe Rusisë për Ballkanin Perëndimor?
Po, atëherë, pse duhet të pyetet gjithmonë: cili është interesi amerikan për Shqipërinë dhe Kosovën, a nuk do t’ju mjaftonte ky fakt?

Pse, a nuk dihet si fakt historik se Serbia është “vëllai i vogël” i Rusisë, dhe prandaj, pikërisht për këtë, a nuk e kuptoni dot që në këtë periudhë historike Serbia është e humbur përballë shqiptarëve, sepse ajo ka qenë dhe mbetet pushtuese territoresh të gjera shqiptare deri në Nish?
Pse, nuk dihet si fakt historik se interesi amerikan për Shqipërinë ka ecur me dokumentacionin historik, nga presidenti Willson te presidentët Kennedy e Nikson, dhe, nga këta të dy, deri te presidenti Bill Klinton, që krijoi shtetin e ri shqiptar, Kosovën?

Lexo po ashtu:  Një Gjermani pa Angela Merkelin, është bërë më e vështirë të imagjinohet

Pse, edhe tani që dolën dokmumentet arkivore nuk e dini që në vitin 1961 presidenti amerikan Xhon Kenedi i tha kryeministrit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, se “Shqipëria nuk preket”?
Pse, ende nuk e dini që ishte presidenti amerikan Riçard Nikson që i kërkoi me presion të hapur presidentit të Jugosllavisë Josip Broz Tito, autonomimë e gjerë të Kosovës, që kjo të ishte si njësi konstituente në kushtetutën e Jugosllavisë të vitit 1974.
Po pse, vërtet mendoni se mund të ketë tërheqje amerikane për Kosovën, kur Amerika e njohu atë e para si shtet?
Pse, si mendoni ju, një politikë amerikane interesi, që ka nisur si proces politik që në vitin 1919, do të ndryshojë sot, kur konflikti amarikano rus është më i madh se në vitin 1999, kur NATO bombardoi Serbinë?
Dhe, më në fund: përse duhet të jenë dy shtete shqiptare të pavarur në Gadishullin Ilirik, kur këta mund të kenë vullnetin për bashkim, të ndërmarrë me aktin jurudik, nëpërmjet referendumeve reciproke?

Lexo po ashtu:  Mbi shpifjen. Grenelli e Buzhala nuk më paskan harruar, paskan vendosur me u hakmarrë:

Për të gjitha këto:
Përballë një situate të tillë, pse bërtet me frikë Beogradi dhe Moska se po formohet Shqipëria e Madhe?
Po pse, nuk po e sheh Beogradi që shpejt do të dalë një shtet i tretë në Ballkanin Perëndimor dhe mendohet të quhet Ilirida?
Pse si mendoni, edhe ju si orekset serbe, që ëndërrojnë prishjen e aleancës Amerikë-Shqipëri: nuk e dini ju që gjithçka sot në afirmimin e shtetit të tretë shqiptar dhe pavarësinë e njohur botërisht të Kosovës, është politika e Shtëpisë së Bardhë ?
E pra, në funksion të kësaj tabloje të historisë aktuale, si mendoni ju, a duhet të armatosen me ushtri moderne Shqipëria dhe Kosova?
Sigurisht që po, sepse shqiptarët sot duhet të tregojnë forcë në fshirjen e plehërave në plehërishtën beogradase, në Prishtinë dhe në Tiranë, dhe të ndërtojnë armatën e tyre moderne Shqipëri-Kosovë, si garantin racional të Shqipërisë Etnike.
E pra, për të gjithë këtë tiradë historike që shprehëm, një gjë është realitet i sotëm historik: nuk ka as Shqipëri të Vogël dhe as Shqipëri të Madhe, por ka vetëm Shqipëri Etnike, që fillon në Prevezë, Kalon në Tiranë, shkon në Shkup dhe në Prishtinë, e që mbaron në Nish.
Ky është procesi historik shqiptar, por, se deri ku do të arrijë, askush nuk e di; veçse, ekzistenca e dy shteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor, është një fakt real që na jep të drejtën të arsyetojmë.
Kjo është koha jonë. Keni për ta parë.

Lexo po ashtu:  Pasanikë dhe të mjerë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *