Nëse do të ndodhte në lartësi të madhe, temperatura do të binte me shpejtësi nën zero, dhe teorikisht, pasagjerët apo objektet që ndodhen në kabinë, ose të paktën ata më pranë portës, do të thitheshin menjëherë përjashtë. Kjo sepse brenda avionit trysnia mbahet në nivele të përshtatshëm për mbijetesën e njeriut, shumë më e madhe se sa ajo e ajrit në atmosferën e jashtme.

Por bëhet fjalë për një hipotezë teorike, sepse hapja manualisht e portës në lartësi të madhe, praktikisht është e pamundur, edhe për një person shumë të fortë, ndonëse në kronika ndonjëherë flitet për ndonjë tentativë të marrësh.

E pamundur!

Përtej një serie sistemesh të mëtejshëm sigurie, është pikërisht trysnia të cilës i nënshtrohet avioni që pengon hapjen e derës. Sistemi i zhbllokimit, në fakt, parashikon që të hapet, dera duhej të tërhiqet më parë brenda kabinës: një gjë e cila, për shkak të ndryshimit të madh të trysnisë, rezulton e pamundur.

Lexo po ashtu:  Autogoli “special” i shtetit shqiptar: "Shqipëria e mirëpriti dhe e mbështeti krijimin e Gjykatës Speciale për Kosovën"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *