Kelemendi në vitin 2013 ishte pyetur edhe për raportet më Fatmir Haklaj.  Në një intervistë të dhënë për DITA-n në vitin 2013, ai i rrëfen detaje të këtyre kohëve

“Pra siç ju thashë Fatmir Haklaj ka shprehur dëshirën me na dal në ndihmë, neve si UÇK, por unë personalisht gjatë një takimi i kam thënë tekstualisht: “Fatmir, ti sot je në gjak me një pjesë të kësaj treve dhe ndihma jote karshi nesh nuk shihet mirë nga kundërshtarët e shumtë që ti ke, ndaj më e udhës është që me ne të rrish indiferent, sepse neve nuk na leverdis të jemi në sy të keq nga një pjesë e Malësisë së Madhe”. Fatmiri e ka mirëpritur këtë këshillë timen. Madje atë natë ai ka ardhur vonë në takim dhe mbante kapuç, dhe ja vura në dukje këtë fakt duke i thënë : “a po shef se edhe tek ne po vjen gjysmë i fshehur, ilegal”.

“Në disa raste Fatmir Haklaj na ka ndihmuar sepse ka qenë një periudhë kur Fatos Nano kishte urdhëruar që bazat tona të mbyllen medeomos për shkak të presionit që i bënin ndërkombëtarët e sidomos anglezet dhe italianët. Sepse deri atëherë edhe ndërkombëtaret që më vonë u rreshtuan me ne, ishin kundër nesh dhe akoma po përkrahnin Serbinë dhe politikën e Rugovës dhe ishin katërçipërisht kundër UÇK-së” thuhet në përgjigjën e tashmë të ndjerit Qerim Kelmendi.

Lexo po ashtu:  15 vjet nga trazirat e marsit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *