MekuliPress ju sjellë fakte tjera të kolonizimit të tokave të Kosovës përmes kolonëve serbë. Këto shifra e fakte vërtetohen përmes dokumentacionit i cili sot ruhet në arkivin e Kosovës:

“Kryefamiljarit i jepeshin 5 hektarë. Për çdo fëmijë të gjinisë mashkullore deri në moshën 16 vjeçe – nga 1 hektar, për çdo fëmijë të gjinisë mashkullore ndërmjet 16 e 20 vjeç – nga 2 hektarë, meshkujt e pamartuar në familje të moshës mbi 20 vjeç merrnin nga 3 hektarë, ndërsa të martuarit nga 4 hektarë. Jepeshin për inventar deri në 2 hektarë dhe për pyllëzim 2 hektarë; por edhe për kualitet të dobët të tokës jepej deri në 1/3 e e sasisë së kompensimit të tërësishëm.”

“Luftëtarëve-vullnetarë i jepeshin 5 hektarë, ndërsa joluftëtarëve – 3 hektarë, por jepej edhe një shtesë kolonizuese sipas Ligjit për kolonizim. Kjo vlente vetëm për vullnetarët bujq. Shqiptarët duhet të zhduken si popull. Atyre duhet t’u pamundësohet jeta”. (Shih: AVIIB P. 17. K. 95-a, 1939)./MekuliPress.com/

Me tutje thuhet:
“Kohëve të fundit, autoritetet tona agrare ua morrën tokat arnautëve, ua lanë atyre 0, 40 hektarë për anëtar të familjes të të dy gjinive… “

Lexo po ashtu:  Pakti Hitler-Stalin, 80 vjet mё parё

(Dokumenti ruhet në origjinal në Arkivin e Kosovës, pa numër, me titull: “Problemi i metodi iseljavanja Arnauta, 23. XII. 1938. godine”/MekuliPress.com/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *