Një nga aspektet më të pazakonta të botës mesjetare, ishte nxjerrja e kafshëve para gjyqit, ashtu si edhe qeniet njerëzore. Ndërsa vërtetësia e shumë gjyqeve të tillla është e vështirë të verifikohet, është përtej çdo lloj dyshimi se disa prej tyre kanë ndodhur vërtet.

Të gjitha llojet e kafshëve, mund të nxirreshin para një gjykate laike ose kishtare, qoftë vetëm apo në grup. Këto kafshë mund të gjykoheshin për një gamë të gjerë krimesh, nga vrasja, vrasja në bashkëpunim me kafshët e tjera, apo dëmtimi i të mbjellave dhe pronës.

Nëse shpalleshin fajtorë, kafshët fizikisht më të mëdha, do të dënoheshin me ekzekutim me vdekje, ose me dëbim nga fshati apo qyteti, ndërsa ato më të vogla, do të shkishëroheshin, ose do të denoncoheshin nga një gjykatë e kishës.

Një nga librat më të hollësishëm mbi këtë dukuri të çuditshme, titullohet “Ndëshkimi penal i i kafshëve” i Edmund P.Evans, botuar në vitin 1906. Sipas Evans, gjykimi dhe dënimi i kafshëve nuk ndodhte vetëm gjatë Mesjetës, pasi kjo praktikë është regjistruar edhe në qytetërime të kohëve të tjera.

Evans përmend romakët, që në një rast kryqëzuan një qen si pjesë e festimeve në kuadër të përvjetorit të ruajtjes së Kapitolit, nga sulmi i Galëve mbi Romë gjatë natës, një ngjarje që mendohet se ka ndodhur në vitin 390 Para Krishtit. Pas mposhtjes së romakëve në betejën e Alias, Galët sulmuan dhe plaçiktën Romën.

Ata rrethuan edhe Kapitolin, në një nga kodrat e qytetit. Ata zbuluan një mënyrë për t’ju ngjitur kodrës, dhe nuk u zbuluan as nga rojet dhe as nga qentë. Fatmirësht, romakë u lajmëruan nga patat e shenjta të perëndeshës Juno, dhe ishin në gjendje të zprapsnin Gaulët. Ndërsa patat u përshëndetën si heroina, qentë u ndëshkuan për neglizhimin e detyrës së tyre.

Lexo po ashtu:  Pejë, është viti 1941. Lexo fjalimin epik të Mekulit: “Kosova dhe Çamëria plagë të randa dhe të paharueshme”

Evans thotë se në kohërat e lashta, në gjyq nxirresin përveç kafshëve edhe objekte të pajeta. Ai sjell në libër si shembull, gjykimin dhe dënimin e një statuje në Athinë. Statuja i përkiste Nikonit nga Tasosi, një atlet i famshëm i kohës. Rivalët që ishin xhelozë për suksesin e tij, e sulmuan statujën dhe e rrëzuan atë nga piedestali.

Njëri nga sulmuesit u shtyp për vdekje nga statuja. Sipas ligjit athinas, armët dhe të gjitha objektet e tjera që shkaktonin vdekjen e një personi, duhej të dënoheshin publikisht dhe të largoheshin përtej kufijve të qytetit. Kështu, statuja u nxorr para gjykatës, u shpall fajtore, dhe u dënua me hedhje në det.

Dokumentacioni më i hershëm i njohur i një gjyqi ndaj kafshëve në Mesjetë, i përket vitit 1266. Gjyqi u zhvillua në Fontenay-aux-Roses, jo shumë larg nga kryeqyteti francez Paris, dhe kishte protagonist një derr, të akuzuar për vrasjen dhe ngrënien e një foshnje.

Gjyqi u mbikëqyr nga murgjit e Shën Zhenienës, dhe kafsha u shpall fajtore, duke u dënuar me vdekje në turrën e druve. Duket se gjatë Mesjetës, ishte e paligjshme të ekzekutohej dikush pa një gjykim, ndaj kafshët e dyshuara për kryerjen e krimeve të rënda, nxirreshin në gjyq para se të ekzekutoheshin.

Por, ky shpjegim është vetëm një nga të shumtit që janë sugjeruar mbi këtë fenomen të çuditshëm. Përgjatë viteve, studiues të tjerë kanë paraqitur hipotezat e tyre. Për shembull, një shpjegim është se disa kafshë besohej se kishin veti morale, dhe prandaj ashtu si qeniet njerëzore, mund të bëheshin përgjegjëse për krimet që kryenin.

Lexo po ashtu:  Sanije Hyseni, vajza e cila ia dha diktatorit Tito stafetën e fundit

Në disa raste, kafshët visheshin me rroba si njerëzit kur nxirreshin në gjyq. Kjo shihet për shembull, në ekzekutimin e një derri të dënuar për vrasje në vitin 1386. Para ekzekutimit, derri ishte veshur me një jelek, doreza dhe një palë mbathje. Përveç kësaj, mbi kokë i ishte vendosur maska e një fytyre njerëzore.

Një tjetër hipotezë, sugjeron se evropianët e Mesjetës, besonin se autoriteti mbi mbretërinë e kafshëve i ishte dhënë njerëzimit nga Zoti, dhe se nxjerrja e kafshëve në gjyq, ishte një mënyrë për ta pohuar këtë autoritet. Një tjetër tezë, është se gjatë shekujve XII-XIII, zhvillimi i sistemit ligjor, solli në një tepri të numrit të gjyqtarëve dhe avokatëve.

Për shkak se nuk kishte punë të mjaftueshme për të gjithë, u vendos që kafshët e dyshuara për kryerjen e krimeve, të gjykoheshin ashtu si njerëzit. Megjithatë, një tjetër hipotezë pohon se avokatët mesjetarë i shihnin gjyqet ndaj kafshëve, si një mundësi për të treguar aftësine e tyre profesionale.

I tillë ishte shembulli i juristit francez të shekullit XV, Bartolome Shanase. Ai ishte avokati mbrojtës për një grup minjsh, të akuzuar se kishin ngrënë rezervat e elbit në një fshat. Ditën e gjyqit, minjtë nuk arritën të ishin të pranishëm, dhe Shasene përdori një argument dinak për t’i justifikuar.

Ai argumentoi, se meqë minjtë lëviznin shpesh nga një fshat në tjetrin, ata ndoshta nuk e kishin marrë fletëthirrjen për në gjyq. Por edhe nëse do e kishin marrë, ata mund të kishin frikë t’i bindeshin urdhrit, pasi rrezikonin të sulmoheshin nga macet gjatë rrugës për në gjykatë.

Lexo po ashtu:  1953 në Beograd, shqiptarët e mjeruar e izoluar

Avokati shpjegoi në këtë pikë se “klientët” e tij, mund të refuzojnë ligjërisht të paraqiten në gjykatë, nëse nuk mund të garantohej siguria e tyre. Në fund, gjyqtarët u detyruan të heqin dorë nga padia, pasi nuk mund të hidhnin dot poshtë argumentin e avokatit, dhe as t’i bindin fshatarët të mbanin brenda shtëpive macet e tyre.

Bazuar në provat e dokumentuara, derri ishte kafsha më e zakonshme që nxirrej në gjyq gjatë Mesjetës. Sipas Evans, kjo ndodhte sepse derrat kishin një liri më të madhe për të lëvizur nëpër rrugë, më shumë sesa kafshët e tjera, dhe se ishin në një numër shumë më të madh se kafshët e tjera.

Por edhe kafshë të tjera, mund të gjykoheshin për vepra të ndryshme.

Për shembull, në vitin 1474, një gjykatë në qytetin zviceran të Bazelit, dënoi me djegie në turrën e druve një gjel “për krimin e urryer dhe të panatyrshëm të ngrohjes së një veze”. Sipas besimit mesjetar, një vezë e ngrohur nga një gjel, do të nxirrte ose një gjarpër ose një dragua, dy krijesa jashtëzakonisht të rrezikshme.

Kafshët e tjera që janë nxjerrë në gjyq gjatë Mesjetës ishin demat, qentë dhe dhitë. Një nga gjyqet më të çuditshme të kafshëve, të regjistruara nga Evans, është ajo e disa delfinëve. Por, përveçse përmend se kafshët u gjykuan dhe ekzekutuan në Marsejë, në vitin 1596, Evans nuk ofron detaje të mëtejshme lidhur me këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *