Daniel Craig e ka bërë mëse të qartë se s’do t’u trashëgojë asnjë qindarke nga pasuria 125 milionë paundëshe fëmijëve të tij sepse sipas aktorit, “trashëgimia është e pahijshme.”

52-vjeçari zbuloi se ka në plan “ta heqë qafe ose ta dhurojë” para se të ndahet nga jeta gjithë pasurinë e akumuluar gjatë karrierës së tij si aktor. Në një intervistë për Saga Magazine, Craig tha: “Nuk dua t’i lë shifra të jashtëzakonshme brezit tjetër. Trashëgimia është e pahijshme për mua. Filozofia ime është ta heq qafe ose ta dhuroj para se të largohem nga kjo botë.”

Craig ka dy fëmijë: Ella, 28 vjeçe me nënë Fiona Loudon dhe një vajzë tjetër me aktoren dhe partneren Rachel Wiesz, emrin e të cilës s’e ka bërë publik.

Lexo po ashtu:  Rihanna dhuron pesë milionë dollarë për të luftuar koronavirusin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *