Kremlini ka gjetur një argument tjetër për të politizuar situatën ndërkombëtare në relacion me administratën e shkuar amerikane. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar kreun e Duma-s, Vyacheslav Volodin, të dërgojë një letër në Kongresin e SHBA dhe në OKB, përmes së cilës përcillet një deklaratë zyrtare e parlamentit rus rreth informacioneve të publikuara nga gazetari Tucker Carlson, sipas të cilit Joe Biden dhe Anthony Blinken, ish-president i SHBA dhe ish-Sekretar i Shtetit, janë përpjekur dhe kanë organizuar një tentativë vrasjeje ndaj Putin.

Procedura e aplikuar nga Rusia shkon si një lloj sfide për administratën Trump që duhet të shprehet mbi këtë informacion, ndërkohë që palët kanë dhënë sinjale për një takim mes Putin dhe Trump.

Administrata e shkuar amerikane përdori shumë mjete për të diskredituar Trump si një njeri nën ndikimin e “kompromat” të Kremlinit, pa sqaruar asnjëherë se për çfarë bëhet fjalë. Nga ana tjetër sot, del në sipërfaqe një përpjekje për vrasje, diçka e pabesueshme në plan të parë dhe që kërkon deklasifikim dokumentacioni.

Lexo po ashtu:  Bilanci i viktimave/ Italia mbetet në kulm, shefi i Mbrojtjes Civile: “Nuk e dimë ende kur fillon faza 2”