Nga Charles Bukowski

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

problem, natyrisht, nuk është Sistemi Demokratik,
por pjesët
e gjalla që e përbëjnë Sistemin Demokratik.
personin e parë që e hasni në rrugë,
shumëzojeni
filanin a
filanien me
3 ose 4 a me 30 ose 40 milionë
dhe aty për aty do ta
dini
përse gjërat mbesin jo funksionale
për shumicën
nesh.

do të doja të kem ilaç për gurët e shahut që
ne e quajmë Njerëzim…

ne kemi përballuar një numër ilaçesh
politike

dhe të gjithë po mbesin
boll të hajvantë për të shpresuar
se ky që e kemi
TASH
do të shërojë pothuajse
çdo gjë.

bashkëqytetarë,
Sistemi Demokratik kurrë nuk ka qenë
problem, problem jeni

ju.

Përktheu: Fadil Bajraj

Lexo po ashtu:  Poeti shqiptar të cilin e varën midis qyteti, por la poezinë më prekëse
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com