Forca të shtuar të Njësisë Speciale të Kosovës janë në pikën kufitare në Jarinjë dhe po presin urdhërin për të zhbllokuar vendkalimin pasi momentalisht është e bllokuar me zhavor, gur e automjete të rënda.

Serbët e veriut të Kosovës kanë vendosur barrikadë në pikën kufitare në Jarinjë sikurse edhe në Bernjak.

Gazeta Insajderi nga burimet e veta merr vesh se shumë shpejt pritet intervenimi i Njësisë Speciale për të zhbllokuar këtë barikadë sikuse bëri në pikën kufitare në Bernjak ku me anë të gazit lotësjellës shpërndau protetuesit serbë.

“Pritet intervenimi i Njësive Speciale më zhblloku rrugën. Sikurse u bë në rrugën për Bernjak”.
Sipas këtij burimi, është duke u pritur urdhëri nga niveli i lartë që Njësia Speciale të veproj dhe të largoj këto pëngesa.

Lexo po ashtu:  Besëtytnitë shqiptare, për miqtë dhe miqësitë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *