Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Ish-zv.kancelari i Gjermanisë Sigmar Gabriel thotë në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se me zgjedhjet e afërta gjermane në lojë është uniteti i Europës. Një unitet që nuk vendos përballë Lindjen me Perëndimin vetëm.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Përveç konflikteve mes Europës Perëndimore dhe Lindore, që po acarohen prej vitesh, një konflikt i vjetër kërcënon të shpërthejë sërish: ai mes vendeve anëtare të pasura dhe të varfra në zonën e euros. Marrëveshja e dakordësuar e ringritjes europiane si një vëllim i përbashkët investimi pas pandemisë ishte edhe ashtu e vështirë për t’u dakordësuar dhe zbatuar. Do të jetë edhe më e vështirë të vijohet me të, çka është imperative në dritën e tensioneve dramatike ekonomike në Europë”, është shprehur Gabriel.

Aleat dhe rival i kancelares Angela Merkel, Gabriel ka përcjellë vlerësime maksimale për të duke deklaruar se ajo diti ta mbante Gjermaninë në një kurs të qartë në një kohë të turbullt.

“Gjermania ka qenë me shumë fat që pati një grua si kancerale që ka mbajtur një kurs shumë të qartë dhe të qetë”, ka shtuar Gabriel.

Lexo po ashtu:  “𝐔 𝐦𝐲𝐭𝐚 𝐭𝐮 𝐣𝐮 𝐭𝐡𝐚𝐧𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐧𝐢𝐚 𝐦𝐞 𝐬𝐲 𝐬'𝐝𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐣𝐮 𝐩𝐚, 𝐣𝐮 𝐚𝐩𝐞𝐭” - 𝐌𝐞𝐦𝐨𝐫𝐚𝐧𝐝𝐮𝐦𝐢 𝐢 𝐕𝐚𝐬𝐨 𝐂̧𝐮𝐛𝐫𝐢𝐥𝐨𝐯𝐢𝐪𝐢𝐭 𝐢 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟏𝟗𝟑𝟕 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐨𝐭𝐞̈𝐦 𝐢 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟓

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *