Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur që të lirojë nga paraburgimi 3 infermieret që dhunuan të moshuarën në azilin e pleqve në Pejë. Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remize Kuqi do të hetohen në gjendje të lirë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.

Ngjarja e ndodhur më 29 tetor shkaktoi reagime të shumta jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri. Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar duke qeshur. Vajza e të moshuarës që paguante 600 euro në muaj që infermierët të kujdeseshin për nënë e saj e ka nxjerrë nga azili menjëherë sapo mësoi ngarjes. E moshuara vuante nga ‘Alzheimer’.

Lexo po ashtu:  Profesoresha Besjana Mehmedi kërcënon studentin: Do t'kapi për fyti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *