Këto dy ditë kryeministri Edi Rama deklaroi se ‘Ballkani i Hapur’ si nismë e kreu misionin dhe tani fokusi duhet të jetë Procesi i Berlinit.

Është kohë e humbur me një gaztor si ky të nxjerrësh ato që ka thënë në tre vjet për këtë çështje, por pyetja që shtrohet është: cili ishte misioni i realizuar i Ballkanit të Hapur?
Çfarë u arrit konkretisht dhe çfarë fituan shqiptarët nga kjo nismë?

Nëse ka një bilanc është mirë që të publikohet, përndryshe mbetemi në kuadrin e llafeve. Paradoksi është se nisma u cilësua aspekt ekzekutiv i Procesit të Berlinit dhe sot shpallet se paska patur mision!

Për ata që ndjekin politikën e këtij vendi mund gë nxirret një përfundim: u mbyll siç nis çdo gjë që prek me dorë z. Rama! Pa bereqet dhe me llafe shumë.

Lexo po ashtu:  Zelensky në CNN: Nuk po shihni film, unë nuk jam ikonë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *