Çmimi i parë në “Sanremo 2020” u rrëmbye nga kantautori Diodato me këngën “Fai Rumore” (“Bëj zhurmë”).

Diodato, i cili do të përfaqësojë Italinë në Eurovision fitoi gjithashtu çmimin e Kritikës dhe çmimin ”Lucio Dalla”. Pas tij u rendit Francesco Gabbani dhe në vend të tretë Pinguini Tattici Nucleari.

Një vit më parë, Italia u përfaqësua nga këngëtari Mahmood me këngën “Soldi”, e cila u rendit e dyta në Eurovizion, transmeton TCH.

Përgjatë mbrëmjes, spektakli u shoqërua me zhvillime të shumta. Amadeus nuk e humbi bastin në finalen e Sanremos dhe erdhi në skenë si Maria De Filippi.

Fiorello dhe Amadeus kishin vënë një bast: nëse shikueshmëria e festivalit do t’i kalonte 50%, atëherë në skenë do të imitohej Maria De Filippi dhe kështu ndodhi.

Kështu Amadeus vendosi paruken bionde dhe zbriti shkallët e teatrit Ariston për të imituar moderatoren e “C’è posta per te

https://youtu.be/yFr8xbkvFLc

Lexo po ashtu:  Këngëtarja Ava Max përgjigjet, jam shqiptare, shqipen e kam gjuhë të parë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *