Më vjen keq, por nuk dua të jem perandor. Nuk është puna ime. Nuk dua të sundoj, apo pushtoj ndokënd. Do të doja të ndihmoja këdo – nëse do të ishte e mundur – hebre, pagan, zezak, të bardhë. Ne të gjithë duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Kështu janë qeniet njerëzore. Ne duam të jetojmë me lumturinë e njëri-tjetrit – jo me mjerimin e njëri-tjetrit.

Ne nuk duam të urrejmë dhe përçmojmë njëri-tjetrin. Në këtë botë, ka hapësirë përkëdo. Dhe Toka e mirë është e pasur dhe mund të ofrojë për të gjithë. Mënyra e jetesës mund të jetë e lirë dhe e bukur, por ne e kemi humbur rrugën.
Babëzia ka helmuar shpirtërat e njerëzve, e ka mbushur botën me urrejtje, na ka zhytur në mjerim dhe gjakderdhje. Ne kemi zhvilluar shpejtësinë, por jemi mbyllur brenda.

Makineria që jep bollëk, na ka lënë nevojtarë. Dija na ka bërë cinikë. Zgjuarsia, na ka bërë të vështirë dhe të ashpër. Ne mendojmë shumë dhe ndiejmë pak. Më shumë se makinerinë, kemi nevojë për njerëzillëkun. Më shumë se zgjuarsinë, kemi nevojë për mirësinë dhe butësinë. Pa këto cilësi, jeta do të jetë e dhunshme dhe e humbur…

Lexo po ashtu:  Rita Ora e famshme e pranon që ka qenë në lidhje me meshkuj dhe me femra

Aeroplani dhe radio na kanë afruar më shumë. Vetë natyra e këtyre shpikjeve, kërkon të nxjerrë të mirën tek njeriu – bën thirrje për vëllazëri universale – për bashkimin e të gjithëve ne. Edhe tani, zëri im po mbërrin tek miliona njerëz përreth botës – miliona burra, gra dhe vogëlushë të dëshpëruar – viktima të një sistemi që i bën njerëzit të torturojnë dhe burgosin të pafajshmit.

Atyre që më dëgjojnë, unë u them, mos u dëshpëroni.
Mjerimi që ka rënë mbi ne, është thjeshtë kalimi i babëzisë – hidhësia e njerëzve që kanë frikë prej progresit njerëzor. Urrejtja e njerëzve do të kalojë, dhe diktatorët vdesin, dhe pushteti që i morën popullit, do i rikthehet popullit. Dhe sa kohë që njerëzit vdesin, liria nuk do të zhduket asnjëherë….

Ushtarë! Mos u jepni tek shtazët – njerëz që ju përçmojnë, ju skllavërojnë, që vënë në regjim jetët tuaja, ju thonë çfarë të bëni, çfarë të mendoni dhe çfarë të ndieni! Që ju stërvisin, ju ushqejnë, ju trajtojnë si bagëti, si mish për top. Mos iu jepni këtyre njerëzve të panatyrshëm – njerëz – makina, me mendje – makina dhe zemra – makina! Ju nuk jeni makina. Ju nuk jeni bagëti! Ju jeni njerëz! Ju keni dashurinë e njerëzimit në zemër! Ju nuk urreni! Vetëm ata që nuk duhen, urrejnë – ata që nuk duhen dhe të panatyrshmit!

Lexo po ashtu:  Vizitë virtuale në Galerinë Kombëtare të Shqipërisë

Ushtarë! Mos luftoni për skllavërinë! Luftoni për lirinë!
Në Kapitullin 17 të Shën Lukës, shkruhet: “Mbretëria e Zotit është brenda njeriut” – jo një njeriu, jo një grupi njerëzish, por brenda të gjithë njerëzve! Brenda jush! Ju, njerëzit keni pushtetin – pushtetin për të krijuar makina. Pushtetin për të krijuar lumturi! Ju, njerëzit, keni pushtetin për ta bërë këtë jetë të lirë dhe të bukur, për ta bërë këtë jetë një aventurë të mrekullueshme.
Atëherë, në emër të demokracisë, le ta përdorim atë pushtet – le të bashkohemi të gjithë. Le të luftojmë për një botë të re – një botë të mirë, që do i japë njerëzve një shans për të punuar – që do u japë të rinjve një të ardhme dhe të moshuarve siguri. Me premtimin e këtyre gjërave, shtazët janë ngjitur në pushtet. Por ata gënjejnë! Ata nuk e përmbushin atë premtim. Nuk do ta bëjnë kurrë!

Diktatorët lirojnë vetveten, por skllavërojnë popullin! Tani le të luftojmë për ta përmbushur atë premtim! Le të luftojmë për të çliruar botën – për të zhdukur kufijtë mes shteteve – për të zhdukur babëzinë, urrejtjen dhe intolerancën. Le të luftojmë për një botë të arsyes, një botë ku shkenca dhe progresi do të shpien drejt lumturisë së të gjithë njerëzve. Ushtarë! Në emër të demokracisë, le të bashkohemi, të gjithë! /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Ndahet nga jeta Totto Cutugno

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *