Dilaver Goxhaj
(Shpëtim Golemi)

Të nedruar bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot reagova kundër një shkrimi të Radios “Kosova e Lirë”, duke ua dërguar në E-mailin e tyre, të cilin po e bëj edhe publik.
Lutem, kushdo që është i interesuar le të më kundërshtoi, nëse nuk qëndron e vërteta historike që unë mbroj.

To: Radiokosovaelire · Mon, Nov 17 at 12:25 PM.
Shkrimi i Besim Qeriqit, i datës 17 nëntor 2025, i cili mbyllet me paragrafin e mëposhtëm:
“Në kuadër të dëshmive të tyre, secili prej të sipërpërmendurve konfirmoi një fakt të njohur mbi natyrën e funksionimit të UÇK-së: se ajo nuk kishte një organizim strikt hierarkik apo një strukturë komanduese të tipit ‘lart-poshtë’, që dikush nga qendra të jepte urdhra për zbatim siç pretendon akuza. Ajo nuk mund të ishte e tillë edhe po të donte, për faktin se ishte një organizatë vullnetare që kishte si mision çlirimin e Kosovës. Për më tepër, shumica e tyre ishin individë pa përvojë ushtarake që për herë të parë kishin marrë armët dhe po mbronin pragun e shtëpisë së tyre.”

Lexo po ashtu:  Në pesë vjet nuk foli asnjëherë për shqiptarët në Greqi

Kjo deklaratë e juaj, per mua dhe gjithë hierarkinë komanduese të UCK-së, është mohim i një të vërtete historike, që për mua përbën tradhëti kombëtare.
Ky shkrim fyen jo vetem historinë e vërtetë të UCK-së, por edhe popullin shqiptar që e mbështeti, si dhe të gjithe piramidën komanduese të UCK-së dhe, vecanerisht ju si QERIQ, tradhetoni edhe ish-drejtorin e Radio Kosovaelire. – Ahmet Qeriqin. Turp e faqja e Zeze!

Nëse UCK nuk do të kishte: “një strukturë komanduese të tipit ‘lart-poshtë’”, nuk do te kishte as Radi Kosova e Lirë, as Agjensi Kosovapress, se, sipas jush dhe atyre diplomatëve që ju i lartësoni, nuk kish kush do të vendoste që ato dy institucione, që udhehiqeshin nga prindi juaj, Ahmet Qeriqi, i cili raportonte çdo ditë në SHtabin e Pergjithshëm të UCK, për punën e gazetarëve të tyre.
Kjo mbeshtetje nga ana e juaj e kësaj GËNJESHTRE EKSTRA TË MADHE KUNDËR UCK-së, përbën tradhëti kombëtare.
U mbuloftë turpi!
Shpëtim Golemi
17 nëntor 2025
Ora: 12.25′

SHËNIM: Bazuar në këtë qëndrim anti historik të kësaj Radioje, pas largimit nga jeta e ish – Drejtorit të saj, Ahmet Qeriqit, ky institucion duhet t’i kaloi në vartësi direkte Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Clirimtare e Kosovës, dhe të mos privatizohet nga pas-ardhësit familjarë të të nderuarit Ahmet Qeriqi, pasi RKL-ja është themeluar me kontributet financiare që i dhuronte populli i Kosovës, Luftës Clirimtare, më saktë, Institucioneve udhëheqëse e komanduese të UCK-së, dhe aspak nuk ka qenë dhe nuk duhet të jetë RKL-ja radio private. Ndyshe do të vijojnë të bëjnë propagandë të tillë, të pakontrolluar dhe antikombëtare, si kjo e sotmia.

Lexo po ashtu:  KLAN & ARTMOTION, A ka rrezik që i gjithë aktiviteti brenda internetit të monitorohet nga Serbia? E nëse po, atëherë kush na e garanton sigurinë?

Dilaver Goxhaj
(Shpëtim Golemi)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com