Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, bëri thirrje që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ai shkroi në Facebook se, nëse Kuvendi sot nuk arrin t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, “atëherë mbi 200 milionë euro humbin pakthyeshëm: 88 milionë nga plani i rritjes i BE-së, dhe mbi 120 milionë euro nga tri marrëveshjet me Bankën Botërore”.

Për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare nevojiten 80 vota.

Sa për dijeni, Lëvizja Vetëvendosje ka 48 deputetë dhe në mungesë të partive të tjera shqiptare, si PDK, LDK, AAK dhe Nisma, atëherë Vetëvendosje nuk do t’i ketë votat për t’i kaluar këto marrëveshje. / REL

Lexo po ashtu:  Soros fiton tre herë me skemën e rrepjeve me PPP: Na merr edhe qumështin, edhe leshin, edhe mishin!
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com