Diplomacia duhet të angazhohet që turravrapi i armatimit të Serbisë të ndalet.
Shqipëria si anëtare e NATO-s dhe si shtet motër për Kosovën, duhet të ngrejë urgjentisht shqetësimin për armatimin intensiv të Serbisë që NATO-n e konsideron armik dhe Kosovën e konsideron territor të vetin. Këtë shqetësim është mirë ta ngrejë edhe në KS e forume të OKB dhe në takime të tjera diplomatike.
Duke qenë se në mbledhjen e fundit të NATO-s u shpreh nga vetë sekretari Stoltenberg shqetësimi prioritar për sjelljet e Kinës në mbështetje të Rusisë, duhet kërkuar që të aplikohen sanksione dhe masa ndaj vendeve fqinjë me NATO-n që importojnë armatim rus apo kinez.
Duhet lobuar në vendet e NATO-s që të mos i shesin armatim Serbisë. Ky lobim duhet të jetë nga qeveritë, por edhe nga bizneset e nga qytetarët, sidomos aty ku ka shumë diasporë shqiptare. Psh. në Turqi ku shqiptarët numërohen me miliona, duhet bërë presion në opinionin publik që të mos lejohet shitja e armëve dhe dronëve në Serbi.
Lexo po ashtu:  Haxhiu akuzon ashpër opozitën: Keni vepruar kundër shtetit, Qeveria Kurti nuk e lejon këtë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *