Në fillim të pandemisë Zvi Band nxori një copë letër të bardhë dhe bëri një vijë në mes të saj.

Pastaj ai bëri dy lista. Në njërën anë, ai shkroi gjërat që nuk mund t’i kontrollojë: sa kohë do të zgjasë izolimi, vijimësia e biznesit të tij, nëse apo kur do të ketë një vaksinë. Nga ana tjetër, ai renditi gjërat që mund t’i kontrollojë: si e kalon kohën dhe me kë e kalon, si kujdeset për gruan dhe familjen e tij, informacioni që merr, ushqimet që ha, masat që zbaton.

Kur ai e mbaroi listën, grisi fletën në dy pjesë dhe hodhi në mbeturina gjysmën që kishte shkruar gjërat që nuk mund të kontrollonte. Ai e vendosi listën e gjërave që mund të kontrollojë pranë kompjuterit të tij.

“Më kujton të qëndroj i përqendruar dhe se jam në gjendje të kontrolloj gjendjen time emocionale,” thotë 36-vjeçari Band, CEO i një kompanie në Uashington. Vetëkontrolli është aftësia për të menaxhuar mendimet, ndjenjat dhe veprimet tuaja për të arritur një qëllim, është një aftësi e nevojshme për të mbijetuar në epokën e Covid-19.

Megjithatë, shumë njerëz e kanë të vështirë të kontrollojnë veten e tyre këto ditë. Kur jemi nën stres ekstrem, truri ynë punon më shumë për të rregulluar emocionet, vëmendjen dhe sjelljen tonë. Në të njëjtën kohë, kemi më shumë shpërqendrime, më pak mundësi për lehtësimin e stresit dhe gjumë më të keq.

Lexo po ashtu:  Këshilla për të jetuar me sukses nën mjetet tuaja financiare

E gjithë kjo shkatërron aftësinë tonë për të qëndruar të motivuar, thonë ekspertët.

Grekët e Lashtë kishin një fjalë për mungesën e vetëkontrollit, “Akrasia”. Ishin veprime jo të duhura për shkak të një dobësie të vullnetit. Është ajo që ndodh kur ne i nënshtrohemi një tundimi që të bën të ndihesh mirë në moment, sesa të bëjmë diçka që do të ishte mirë për ne në planin afatgjatë.

Gjatë pandemisë, mungesa e vetëkontrollit përfshin përshembull faktin që ne shikojmë Netflix për orë të tëra në vend që të bëjmë diçka produktive.

Hulumtimet tregojnë se “njerëzit që praktikojnë vetëkontrollin kanë një mori përfitimesh, duke përfshirë më pak probleme të shëndetit fizik dhe mendor dhe jetëgjatësi, më shumë sukses në shkollë dhe punë, një popullaritet më të madh tek të tjerët, më pak argumente dhe marrëdhënie më të mira.” thotë Roy Baumeister, psikolog dhe profesor në Universitetin e Queensland në Australi, i cili ka studiuar vetëkontrollin për 30 vjet.

“Të gjithë kanë lindur me një aftësi për të mbajtur vetëkontrollin dhe të gjithë mund të forcojnë vetëkontrollin e tyre.” thotë Baumeister, i cili është bashkëautor i “Vullneti: Rivendosja e forcës më të madhe njerëzore”.

Një artikull i sapo botuar që tregon për një studim mbi vetëkontrollin identifikon dy mënyra kryesore për ta rritur atë.
E para është të krijoni zakone më të mira, të tilla si fikja e celularit kur keni nevojë për të punuar, blerja në dyqane, në mënyrë që të mund të ecni dhe të bëni disa ushtrime, ose të shkoni në shtrat në të njëjtën kohë çdo natë. Tjetra, bashkëbisedoni me veten. Psikologët e quajnë këtë proces “rivlerësim njohës”. Ideja është të zgjeroni këndvështrimin tuaj përtej momentit.

Lexo po ashtu:  Dëmet e alkoolit në organizëm. Largohuni sa më parë prej tij (nëse e doni shëndetin)!

Këtu janë disa teknika për t’ju ndihmuar ta bëni këtë.

Krijoni distancë

Ju mund të përdorni një gjuhë të caktuar për të vendosur hapësirë mendore midis jush dhe çfarëdo tundimi me të cilin jeni duke luftuar, pavarësisht nëse është një copë tortë apo dëshirë për t’u bërtitur fëmijëve tuaj. Kjo quhet “distancim psikologjik”. Ideja është të bisedoni me veten kur jeni të mërzitur si një person tjetër. Ekspertët sugjerojnë të përdorni këndvështrimin e personit të tretë për të futur distancën. Studimet tregojnë se njerëzit që e bëjnë këtë kanë më pak ankth dhe kanë performancë më të mirë nën stres.

Krijoni alterego

Për të forcuar vendosmërinë tuaj, imagjinoni se jeni një person tjetër, më i aftë. Duhet të bëni një bisedë të vështirë që po të ishte për ju do ta shmangnit? Imagjinoni sikur jeni dikush tjetër, një negociator.

Studimet tregojnë se kur fëmijët e vegjël pretendojnë të jenë një personazh i preferuar si Rapunzel apo Bob ndërtuesi, ato i kryejnë më mirë detyrat e tyre dhe i menaxhojnë më mirë emocionet.

Lexo po ashtu:  Artikulli i gjermanes “Deutsche Welle”: Virusi Korona – si të mbrohem?

A mund të funksionojë kjo për të rriturit? Po. “Kjo ju lejon të bëni një hap prapa dhe gjithashtu të kanalizoni dikë që është më kompetent për detyrën,” thotë Amanda Grenell, psikologe në Universitetin e Minesotas dhe bashkëautore e studimit.

Udhëtimi në kohë

Kujtoni një kohë në të kaluarën kur ruajtët vendosmërinë tuaj ose mendoni për sfidat e kaluara në histori që të tjerët kanë kapërcyer. Hulumtimet tregojnë se mund të ndihmojë gjithashtu të parashikoni një të ardhshme kur gjërat do të jenë më mirë.

“Do të jeni më mirë nëse mendoni se po, është një kohë e trazuar por do të kthehet në normalitet në të ardhmen, “thotë Etan Kross, pedagog që merret kryesisht me emocionet dhe Vetëkontrollin në Universitetin e Miçiganit.

Imagjinoni veten tuaj në të ardhmen

Angela Duckworth, pedagoge e psikologjisë në Universitetin e Pensilvanisë, e cila studion vetëkontrollin sugjeron të vizualizoni veten në të ardhmen ashtu si dëshironi të jeni, si një mënyrë për të lidhur veprimet tuaja aktuale me qëllimet tuaja.

“Atëherë, kjo është e rëndësishme, ju duhet të identifikoni pengesat që qëndrojnë në rrugë.” thotë ajo.(WallStreetJournal, gazeta “Si”)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *