Këshillat më të mira për t’i bërë flokët të rriten shpejt, si edhe për t’i pasur ato të fortë dhe të shëndetshëm, e plot shkëlqim arrihet në sajë të trajtimeve të duhura, por sidomos mënyrës të të ushqyerit

A doni të keni flokë të gjatë dhe të trashë, por nuk mund ta arrini qëllimin? Nuk ka formula magjike, por me pak këmbëngulje dhe zakone të shëndetshme mund të keni flokë të bukur, të gjatë dhe të plotë.

Elementi i parë që duhet marrë parasysh është furnizimi me energji!

Ekzistojnë ushqyes të veçantë, siç janë vitamina B12 dhe hekuri që janë të mira për rritjen e flokëve. Një praktikë tjetër që nuk duhet të nënvlerësohet është larja e flokëve. Kini kujdes se si e përdorni ujin e ngrohtë, por mbi të gjitha, si përdorni produktet e duhura.

Për të bërë flokët të rriten më shpejt, është e rëndësishme të ndiqni një dietë të pasur me ushqyes si vitamina dhe proteina.

Lexo po ashtu:  Vajza mos u mërzisni nëse jeni single, këto janë arsyet përse jeni më mirë vetëm

Ushqimet që nuk duhet të mungojnë duhet të kenë furnizim të mirë me hekur dhe bakër. Hekuri në përqindje të lartë gjendet tek mishi, bishtajoret, ushqimet e detit ose patatet dhe përdoret për të parandaluar humbjen e flokëve.

Ndër ushqimet e pasura me bakër janë arrat, salmoni, avokadot, elbi dhe tërshëra. Shumë proteina të rëndësishme përdoren gjithashtu për të forcuar flokët dhe ju mund t’i gjeni ato në vezë, bishtajore ose ushqimet e detit.

Fantastike për flokë të fortë dhe të shëndetshëm janë vitaminat B12 dhe E, të cilat gjenden tek mishi i kuq, tek peshqit dhe tek djathi i pjekur.

Së fundi, pini shumë ujë. Të qenit e hidratuar është shumë e rëndësishme për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të mbrojtur nga faktorët e jashtëm. Për më tepër, duke pirë shumë, ju do të eliminoni toksinat që mund të shkaktojnë ngadalësimin e rritjes.

Si të lani dhe thani flokët në mënyrë të drejtë!

Gjithmonë përdorni produkte fortifikuese dhe shampo profesionale, këshillon Class. Për më tepër, shampoja dhe kondicioneri duhet të jenë të përshtatshme për llojin e flokut, domethënë: nëse keni flokë të thatë dhe të brishtë, përdorni produkte që i bëjnë më të fortë.

Lexo po ashtu:  Bijat e mija, jini egoiste të ndyra, merrni atë çfarë është e juaja!

Mënyra se si thahen flokët është gjithashtu shumë e rëndësishme. Nxehtësia është armiku numër një i flokëve. Asnjëherë mos i thani flokët tuaj në temperaturën maksimale dhe mbi të gjitha mos mbani tharëse flokësh shumë afër kokës suaj. Ngrohja e tepërt tenton të dobësojë flokët, t’i këpusë ato dhe rrjedhimisht flokët rriten më ngadalë.

Së fundmi, shpëlajini flokët me ujë të ftohtë ose të ngrohtë, por kurrë nuk nxehtë! Ky truk i vogël do t’i bëjë flokët më pak të dobët dhe të ndjeshëm ndaj dëmtimit të jashtme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *