Platforma ka rritur kapacitetin e saj audio dhe video me 200%. Aktualisht ka një vlerë tregu prej 3 deri ë 4 miliardë dollarë sipas Bloomberg.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

 

Nuk ka një emër të ri por Discord ka vendosur të ribrandohet dhe të largohet nga të qënurit theshtë një aplikacion që u vjen në ndihmë adhuruesve të lojërave të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Në një postim në blog ditën e sotme, kompania tha se do të ndryshojë qasjen duke u bërë një softuer ku njerëzit mund të gjejnë një komunitet, ku mund të krijojnë një server të tyre komunikimi dhe të flasin me miqtë pavarësisht nëse luajnë ose jo së bashku.

“Lojërat janë ato që ju kanë sjellë në platformë dhe do tu jemi përgjithnjë mirënjohës,” shkruante kompania.

“Sot kur e përdorni Discord, e shfrytëzoni atë edhe për komunikim ditor.”

Lexo po ashtu:  7 këshilla nga ekspertët e krimit kibernetik për t’u mbrojtur nga hakerat në internet!

Praktikisht me ribrandimin Discord do ta bëjë më të lehtë krijimin e serverëve. Kompania gjithashtu thotë se siguria është fokusi kryesor i saj. Ndryshimet e reja do të reflekohen gradualisht.

Platforma ka rritur kapacitetin e saj audio dhe video me 200%. Aktualisht ka një vlerë tregu prej 3 deri ë 4 miliardë dollarë sipas Bloomberg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com