Mediat ndërkombëtare i japin jehonë rikthimit të Festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë. Këtë herë prestigjiozja, “Billboard” i ka dedikuar një shkrim eventit të organizuar nga Dua Lipa.

Artikulli ka theksuar bashkëpunimin mes Qeverisë së Kosovës dhe autoritetet lokale për të sjellë në shtëpi një festival ndërkombëtar muzikor. “Një javë më parë, Sunny Hill Festival njoftoi se po zhvendosej në Shqipërinë fqinje pasi një mosmarrëveshje politike midis partisë në pushtet të Kosovës dhe partisë në pushtet në Prishtinë i pengoi organizatorët të merrnin lejen për të mbajtur festivalin, i cili ka një kapacitet ditor prej 15,000” shkruan Billboard.

Më tej, “Billboard” bën me dije se për organizimin dhe artistët që do të përformojnë në këtë edicion të “Sunny Hill”, si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood, Burak, Elvana Gjata, Kida, Ledri Vula, Gheto Geasy dhe të tjerë.

Kjo ngjarje u pezullua në 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë. Ndryshe prejt viteve të kaluara Sunny Hill, do të mbahet edhe në Tiranë.

Lexo po ashtu:  Facebook premton rishikimin e politikave mbi postimet, pas kritikash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *