Për para njeriu hyn ndë rrusht
për para rrihetë me grusht
për para hapte edhe pusht
ja di kimenë parasë…

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Për para njeriu çan denë,
për para ngre muhabenë,
për para e humb xhenenë,
ja di kimenë parasë…

Paraja të bën të rrihesh,
paraja të bën të fshihesh,
paraja t’ep sedrë e ngrihesh,
ja di kimenë parasë…

Paraja njerin’ e mundon,
e bije ndë balt’ e rrëzon,
e bën qeraxhi, e dërgon,
ja di kimenë parasë…

Po s’ka gjë të gjallë
që të mos ia ketë mallë,
turli ensaf’ e bakallë,
ja di kimenë parasë.

Hasan Zyko Kamberi (Sqarim: poezia nuk është në versionin e saj të plotë) 

Lexo po ashtu:  Sa grindavecë jeni dhe sa i doni sherret, sipas shenjës tuaj të Horoskopit
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com