Një qytetar nga Gjakova ka gjetur në oborrin e shtëpisë së tij një zarf brenda të cilit ishte një letër kërcënuese. Për këtë, ai ka raportuar në polici, ndërkaq lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori. Express mëson se ish-pjesëtari i UÇK’së u kërcënua me jetë

Mëngjesi i së mërkurës ishte i trishtë për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kur doli në oborrin e shtëpisë së tij, ai gjeti një zarf me një letër brenda.  

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se përmbajtja e letrës ishte kërcënuese, ndërkaq Express mëson se ish-pjesëtarin e UÇK’së e kanë ofenduar e sharë me fjalë banale.

“Ke qenë bashkëpunëtor i Serbisë, nuk ke ku shkon, do të të vrasim”, janë fjalët të cilat përmban letra kërcënuese ndaj qytetarit.

Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se, në oborrin e tij ka gjetur një zarf me përmbajtje kërcënuese. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar policia.

Lexo po ashtu:  KUKU, KUKU, KUKU PËR NE! Pushkatimi i të riut në mes të Tiranë: "E vrava sepse më shau nënën"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *