Një dokument me mbishkrimin “Top sekret 2”, të cilin Prokuroria Speciale e Kosovës e përshkruan si material me përmbajtje të karakterit konfidencial, është gjetur gjatë analizimit të telefonit celular të sekuestruar nga Fatmir Sheholli.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sipas aktakuzës, dokumenti është evidentuar gjatë analizimit të telefonit Apple iPhone të Shehollit dhe mijëra fotografive e imazheve të ruajtura në pajisje. Prokuroria e ka përfshirë atë në materialin provues për akuzën për spiunazh.
Në dokument, sipas analizës së paraqitur në aktakuzë, përshkruhet një plan që synon zgjerimin e ndikimit të radikalizimit fetar në Kosovë dhe rajon, përfshirjen e personave me ndikim në fusha të ndryshme dhe krijimin e një perceptimi negativ për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Sipas aktakuzës, nga përmbajtja e dokumentit rezulton një plan veprimi që, sipas Prokurorisë, synon destabilizimin e Republikës së Kosovës dhe krijimin e perceptimit të saj si një shtet i radikalizuar dhe ekstremist.
Prokuroria pretendon se dokumenti përshkruan shfrytëzimin e rrjeteve të personave të angazhuar në Kosovë dhe rajon për financimin dhe përhapjen e aktiviteteve fetare, si dhe ndikimin te persona me rol publik dhe prijës fetarë
Sipas aktakuzës, synimi i këtij plani ishte krijimi i një narrative negative për Kosovën, nxitja e migrimit dhe ndikimi në qëndrimet e shteteve perëndimore ndaj saj.
Prokuroria pretendon se, në planin afatgjatë të përshkruar në dokument, synohej krijimi i një gjendjeje në të cilën Kosova do të perceptohej ndërkombëtarisht si një shoqëri e radikalizuar dhe e destabilizuar.
Sipas asaj që shkruhet në atë dokument një zhvillim i tillë do të synonte krijimin e kushteve për ndryshimin e qëndrimit ndërkombëtar ndaj Kosovës dhe rikthimin e saj nën juridiksionin e Serbisë.
E këtë dokument Fatmir Sheholli më 5 gusht 2025, ia ka dërguar personit Viktor Makedonija.
Në aktakuzë thuhet se dokumenti ishte pjesë e materialeve të gjetura në telefonin e Shehollit dhe është vlerësuar së bashku me komunikimet dhe provat e tjera të administruara gjatë hetimeve.
Prokuroria pretendon se pranimi dhe shpërndarja e këtij dokumenti, në ndërlidhje me provat e tjera, mbështet pretendimin e saj se veprimet e Shehollit kanë qenë në funksion të përcjelljes dhe realizimit të synimeve të strukturave të shërbimit informativ serb, BIA.

Dokumenti

Dokumenti

