Një bashkëpunim mes Dua Lipës dhe Madonnas mund të vijë së shpejti.

Në një intervistë për “Music Week”, menaxheri i këngëtares me prejardhje kosovare, Ben Mawson, ka thënë se për albumin e fundit, “Future Nostalgia” Dua Lipa është ndikuar nga puna e Madonnas në të kaluarën dhe se synon të bashkëpunojë me të. I pyetur nëse Dua do të jetë një “Madonna e re”, Mawson ka thënë se “varet në çfarë kuptimi”.

“Ajo sigurisht do të ketë karrierë të gjatë. Ajo është një yll i kompletuar i popit dhe sigurisht për albumin e saj ishte ndikuar shumë nga Madonna. Në fakt, po përpiqemi të marrim Madonnan në një këngë. Do i shkruaj e-mail për të parë nëse është e interesuar”, ka thënë ai.

“Dua më ka thënë se synon të jetë si Madonna kur e kam takuar, kur ishte 17-vjeçare, dhe kishte diçka në mënyrën se si e tha e që më bëri të besoj në të. Ishte për personalitetin e saj, është luftarake dhe i ka të gjitha”, ka thënë Mawson.

Lexo po ashtu:  Bebe Rexha u ofron ndihmë me të holla personave në nevojë

“Future Nostalgia” i Dua Lipas ishte album i suksesshëm duke dominuar që në fillim në top-listat britanike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *